Uji Dea

Në Llabjan përurohet shkolla moderne e mesme ekonomike

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shkolla e mesme ekonomike profesionale në Llabjan i ka 9 klasë të mëdha, bibliotekën, 2 laboratorë, fushën e jashtme të sportit zyrat e nevojshme dhe hapësira tjera përkrahëse.

Në fshatin Llabjan, të komunës së Artanës është bërë hapja ceremoniale e shkollës së mesme ekonomike. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit i BE-së, z. Christof Stock me bashkëpunëtorë, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, zyrtarë nga MAPL-ja etj. Organizator i këtij aktiviteti ishte Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës e komunës sonë.

Në fjalën e tij hyrëse, drejtori i Arsimit dhe Kulturës, Adem Abazi, i ka falënderuar institucionet vendore dhe ndërkombëtare për angazhimin e tyre në realizimin e këtij projekti i cili është financuar nga fondet e Komisionit Evropian, përkatësisht IPA-s (instrumenti i paraanëtarësimit).

“Kjo shkollë e re që sot po e përurojmë është një nga bazat tona më të fuqishme të arsimimit profesional, për të gjithë. Qëllimi ynë është që ky objekt madhështor dhe unik në tërë vendin të shndërrohet në mundësi për të rinjtë tanë dhe qytetarët tjerë që duan të rikualifikohen” ka deklaruar Abazi duke shtuar se ambiciet e zhvillimit të arsimit të mesëm, veçmas në këtë objekt të ri janë që “në bashkëpunim me tregun lokal të punës…do ta përshtatim edhe llojshmërinë e profileve që janë si dhe të atyre që do të hapen në të ardhmen. Pra, qëllimi ynë final është: përgatitja e të rinjve për tregun e punës, rikualifikimi i qytetarëve tjerë në fusha të ndryshme profesionale, por gjithmonë në harmoni me trendët zhvillimore dhe nevojat e planifikuara të tregut të punës”.

Mobi Casa

Ndërkaq, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami tha se, kjo shkollë është një objekt modern, që ofron kushte e hapësirë për qasje moderne në mësimdhënie e mësimnxënie, duke shtuar se shkolla e mesme ekonomike është një mundësi e mirë që të përgatisë profesionist të shpejtë për tregun e punës. “Duke e ngritur cilësinë në arsim, ne do të mundësojmë që këta të rinj të realizojnë perspektivën e tyre të punësimit dhe të ngritjes së karrierës gjatë gjithë jetës. Ky ambient që sot po përurojmë është një ambient që i plotëson të gjitha kushtet”, ka thënë ministri Bajrami.

Edhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, z. Christof Stock, tha se kjo shkollë e bukur ofron mundësi të mira për edukim të mirëfilltë. “Dua të theksoj se, investimi në edukim është investim në rininë e Kosovës, në të ardhmen e Kosovës, që është jashtëzakonisht e rëndësishme për ju”, ka shtuar z. Stock, për ta përmbyllur fjalimin e tij me premtimin se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të investojë në ndërtimin e shkollave të reja.

Shkolla e mesme ekonomike profesionale në Llabjan i ka 9 klasë të mëdha, bibliotekën, 2 laboratorë, fushën e jashtme të sportit zyrat e nevojshme dhe hapësira tjera përkrahëse./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.