Demiri: AAK po fuqizohet në Gjilan, të rinjtë po e admirojnë Ramush Haradinajn
Gjilan – Xhevat Demiri anëtar i kryesisë qendrore në AAK thotë për rajonipress se aderimi i qindra të rinjve në degën e AAK-së në Gjilan tregon se të rinjtë po e admirojnë me të madhe politikën që po ndjek lideri i AAK-së Ramush Haradinaj. Ne po fuqizohemi çdo ditë në Gjilan kurse në nivel vendi AAK është e gatshme për të gjitha variantet.
Xhevat Demiri anëtar i kryesisë qendrore në AAK po ndihet i entuziazmuar me aderimin e qindra të rinjve në këtë subjekt politik këtë të shtune. “Vërtet ishte një akt shumë emocionues sepse të rinjtë po e admirojnë politikën që po ndjek lideri i saj Ramush Haradinaj. Ky aderim masiv po dëshmon se AAK në Gjilan po fuqizohet çdo ditë e më shumë dhe po tregohet e përgjegjshme dhe e përkushtuar që vendit t`i sjell dobi e të mira” u shpreh Demiri për rajonipress.
Demiri thotë se AAK në nivel qendror është e gatshme edhe për variantin e zgjedhjeve, dhe ajo po jep kontribut që vendin ta nxjerrë nga kjo krizë e nga ky ngërç disa mujor. “AAK ka ofruar të gjitha variantet e mundshme për të dal nga kriza. Lideri Haradinaj po tregon fuqinë e tij prej politikani të urryer dhe sakrifikues. Në Gjilan tashmë AAK-ja ka shënuar progres dhe presim edhe shumë aderime tjera”u shpreh Demiri./rajonipress/


