Në rrugën “28 Nëntori” KEDS-i vendos transformator të ri dhe 60 shtylla betoni
Gjilan – KEDS-i ka investuar në rrugën “28 nëntori” tek deponia (Kufcë), në Gjilan që shkon në drejtim të Kufcës së Epërme. Në këtë pjesë KEDS-i ka investuar në transformator të ri, janë vendosur rreth shtylla betoni dhe mbi 6800 metra kabull për 70 konsumator tha Besnik Ferati menaxher për projekte në KEDS.
Besnik Ferati thotë për rajonipress se investimi në këtë pjesë ka ardh pasiqë janë parë nevojat dhe prioritetet. “Ne kemi vërejtur se në këtë rrugë duhet të investohet urgjentisht meqë janë mbi 70 konsumator. Atëherë jemi orientuar që të ofrojmë një transformator të ri TS blind me 250 kVA. Janë vendosur rreth 3800 metër kabull për kyçje të konsumatorëve dhe 3000 të tjera që në total i bije 6800 metra” tha Ferati.
Kurse Hasim Zeneli banor në këtë pjesë thotë se investimi që po bënë KEDS-i mundëson që lagjja të bëhet me infrastrukturë më të kompletuar. “Kemi qenë keq sepse kemi pasur rrjetë të dobët e të vjetruar. Tani ka mundësi që investimi i KEDS-it të na bëjë jetën më të lehtë” shprehet ai.
Një banor tjetër Raif Halili tha se ky investim ndikon pozitivisht tek të gjithë këta banorë sepse ka munguar edhe ndriçimi publik.” Pas luftës në këtë pjesë janë ndërtuar shumë shtëpi vend e pa vend dhe ka munguar edhe infrastruktura duke përfshirë këtu edhe rrymën. Tani ky investim zgjidhë shumë probleme dhe rehaton shumë familje” tha Halili. /rajonipress/


