Mobi Casa

Kamenica inicion ndryshimin dhe harmonizimin e rregullores mbi mirëmbajtjen e ambientit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “Network of Peace Movement” (NOPM) ne kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në vendim – marrje përmes harmonizimit të rregulloreve komunale me legjislacionin në fuqi” që menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) ka organizuar takimin e parë të grupit të punës për ndryshimin e rregullores komunale mbi Mirëmbajtjen e Mjedisit në territorin e Komunës së Kamenicës.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë që të diskutohet, harmonizohet dhe të hartohet draft-propozimi i parë i rregullores në fjalë duke u konsultuar me legjislacionin në fuqi. Në përbërje të grupit punues kanë qenë zyrtarë përkatës të drejtorisë së shërbimeve publike dhe ambientit, zyrtar ligjorë dhe zyrtar nga shërbim profesional i kuvendit dhe zyra e informimit duke përmbushur komponentin gjinore dhe etnike në përbërje të grupit të punës.

Fundamenti

Grupi punues në përbërje prej nënte (9) anëtareve u angazhuan që së bashku me stafin e NOPM të ofrojnë diskutime, sugjerime dhe të japin propozime në raport me rregulloren në fjalë, dhe në fund si rezultat i këtij takimi është arritur që të dal drafti i parë i kësaj rregulloreje që do të procedohet në procedim të mëtutjeshme në komitetin për politike dhe financa për shqyrtim.

Gjithashtu ky takim kishte për synim rritjen dhe angazhimin e akterëve komunal, shoqërisë civile dhe qytetarëve në reformën e qeverisjes komunale me synim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve dhe pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje, përmes forcimit të procedurave demokratike dhe pjesëmarrëse të parapara në ligjet në fuqi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.