United Hospital

Nëse shpërbëhet Kuvendi, Kadri Veseli ushtron detyrën e presidentit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në rast që shpërbëhet Kuvendi i Kosovës dhe nuk arrihet të zgjidhet presidenti i ri, atëherë ushtrues detyre i presidentit do të jetë kryetari i Kuvendit.Kështu është shprehur në Tribuna Channel, Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).Krasniqi ka thënë se zgjedhja e presidentit mund të bëhet edhe në sallën alternative të Kuvendit.

Por, sipas tij, kjo është mirë të bëhet pas protestës të cilën e ka paralajmëruar opozita, sepse edhe ashtu nëse zgjidhet para datës 17 shkurt, ai nuk e merr me automatizëm postin, por duhet të pritet derisa t’i skadojë mandati Jahjagës.

Krasniqi ka folur edhe për legjitimitetin e presidentit, nëse ai zgjidhet në një sallë alternative.

FIDANISHTJA

“Rregullorja e Kuvendit parasheh që seanca mund të mbahet edhe jashtë objektit të Kuvendit. Pra Kryesia e Kuvendit mund ta marr një vendim të tillë dhe në këtë rast edhe zgjidhja e Presidentit mund të bëhet në një sallë alternative dhe legjitimitetin presidentit ja siguron vota e deputetit”, ka thënë Krasniqi.

Ai në intervistë ka sqaruar edhe procedurat se si duhet të zgjidhet presidenti, ka folur edhe për pezullimin e seancave të Kuvendit si dhe për disa tema të tjera

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.