ARKATANA

Grabitësit e organizuar dënohen nga Gjykata

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar për veprën penale grabitje në tentativë Kushtrim Gavazin me 4 vite e 10 muaj burg, Bekim Salihin me tri vite kurse Avni Rashiti është dënuar me 1 vit për armëmbajtje pa aleje kurse është liruar nga vepra e grabitjes thotë avokati Shemsedin Pira.

Kryetarja e trupit gjykues Emine Salihu duke shpallur aktgjykimin tha se Kushtrim Gavazi, Bekim Salihi dhe Avni Rashiti më 19.12.2014 s`kaj rrugës magjistrale Kllokot – Viti, në pompë e karburanteve “Model Petroll” nga fshati Mogillë, kanë tentuar që të hyjnë dhe të grabisin në pompën e karburanteve, ashtu që të organizuar si grup i udhëhequr nga i pandehuri Kushtrim Gavazi, i ndajnë rolet dhe detyrat për veprim secili veç e veç, dhe në bashkëveprim me të pandehurin Lirim emiri nga Kumanova, i cili gjendet në arrati, e me qëllim që vetit ti sjellin dobi të kundërligjshme pasurore, fillimisht i pandehuri Avni Rashiti ka vepruar duke vëzhguar se kush gjendet në lokal dhe sa mund të ketë të holla në arkë nga pazari ditor ndërkaq të pandehurit Kushtrim Gavazi, bekim Salihi e Lirim Demiri, të maskuar me maska të zeza në kokë dhe veçmas i pandehuri Kushtrim i pajisur me një pushkë automatik AK – 47 shkrep në drejtim të lokalit ku i shkakton dëmtime Valmir Ademit punëtor.

United Hospital

Të pandehurit edhe në prokurori e kanë mohuar veprën inkriminuese tërë kohën. Avokati mbrojtës i Avni Rashitit, Shemsedin Pira tha se në rastin e klientit të tij nuk është vërtetuar asnjëherë vepra e ngarkuar e grabitjes për çka ai u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.