United Hospital

Pacolli nuk e kishte menduar të këtillë Kosovën, 8 vjet pas pavarësisë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një statusi në Facebook ka treguar se më 17 shkurt të vitit 2008-të nuk mendonte se Kosova pas tetë vitesh do të ishte në këtë gjendje.I dëshpruar dhe i zhgënjyer me proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, 8 vjet pas shpalljes së pavarësisë, është shprehur lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Lexojeni të plotë statusin e Pacollit në Facebook:

“Miqtë të mi, jemi shumë afër ditëlindjes së tetë të shtetit tonë, Kosova 8 vjet! 17 shkurti, ngjarje e bukur, sigurisht edhe për ju.

Pavarësi do të thotë të jesh i lirë, të jesh Zot në shtëpinë tënde, të vendosësh vetë, të kesh lirinë ekonomike e shumë të tjera.
Atëherë isha deputet i Kuvendit të Kosovës dhe nënshkrues i aktit të Pavarsisë. E konsideroj se kisha shumë fat. Po të më kishit pyetur si do të jetë Kosova pas 8 vitesh, atë ditë, përgjigja ime do të ishte se Kosova do të ishte shumë më e mirë, shumë më e bukur sesa është ajo sot.

Unë e di sa keq e sa vështirë është të jesh i izoluar, mos të mundësh të levizësh lirshëm, të jesh i papunë, e di shumë mirë çfarë është varfëria.

Unë sot vuaj shumë thellë me gjendjen e popullit tim, vuaj për faktin se si një vend kaq i bukur dëmtohet nga njerëz pa vizion, pa dituri, pa vullnet për të kontribuar për popullin e vet, njerëz që nuk e kuptojnë se duhet të jenë në shërbim të popullit, janë të deleguar nga populli, por jo kushtimisht për shkak të meritave.

UBT

Do të doja ta shihja një Kosovë me shumë fabrika, me një ekonomi dinjitoze ku punësimi nuk do të ishte tabu.

Do të doja një Kosovë të udhëhequr nga njerëz dinjitozë, të sinqertë, punëtorë, profesionistë, kreativë dhe njerëz që e duan suksesin e çdo gjë ia përkushtojnë Kosovës dhe popullit të vet.

Këtë realitet nuk e kam menduar, nuk e kam menduar kurrë se politika do të shërbente si arenë luftimesh për poste e karrige e populli do të shikonte nga kandët pa mundur të bëjë diçka.

Që Kosova, 8 vite pas pavarësisë, ende do të vuante, këtë nuk e kisha besuar. Kurrë!

Sidoqoftë, mos e humbni shpresën. Urime pavarësia, miq të dashur!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.