Policia e Gjilanit vetëdijëson nxënësit me ligjëratat për sigurinë në Trafik
Gjilan – Policia e Kosovës, Njësiti Policia në Komunitet nga stacioni Policor i Gjilanit në bashkëpunim me Drejtorin së shkollës fillore “Nazim Hikmet” në fshatin Dobërqan, Komuna e Gjilanit kanë realizuar një ligjëratë me nxënësit e klasave të para deri në klasët e pesta duke i përfshirë edhe paralelet në gjuhën turke.
“Interesimi i nxënësve ka qenë mjaftë i madh, Policia e Kosovës është e përkushtuar që sa më tepër që është e mundur të jep kontributin dhe dijen e saj në ofrimin e njohurive nxënësve, kur ata ballafaqohen me trafik të zhvilluar, në mënyrë që mos të kem fëmijë të lënduar si pasoj e aksidenteve” tha Ismet Hashani.
Temat e ligjërimit kanë qenë rreth “sigurisë në komunikacion”dhe “njoftim me punën dhe detyrat” e policisë së Kosovës./rajonipress/


