UBT

Kamenicasit nuk tregojnë interesim për Draft rregulloren komunale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Në shtëpinë e Kulturës, “Isa Kastrati” në Kamenicë, u mbajt debati publik lidhur me draft rregulloren komunale për: Ngarkesa, Tarife, Taksa dhe Gjobat Komunale. Mirëpo, pakë qytetarë kishin treguar interesim për të qenë të pranishëm në këtë debat. Të pranishëm ishin, drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa Shejnaze Masurica, si dhe anëtarët e komisionit.

Në fjalën e tij kryesuesi i komisionit për hartimin e rregullores, z.Fisnik Kastrati tha se rregullorja ekzistuese e vitit 2012, e cila ishte plotësuar dhe e ndryshuar disa herë nga ana e Kuvendi të Komunës së Kamenicës, dhe si e tillë kishte shtruar nevojën ë zëvendësohet me një rregullore të re.

Prandaj, kryetari i komunës z.Begzad Sinani më 7 dhjetor 2015, kishte marr vendimin për formimin e komisionit për hartimin e një rregullore të re.

Mobi Casa

Draft Rregullorja e re për momentin i ka 11 kapituj, 47 nene dhe 76 tabela. Krahasuar me rregulloren e vjetër janë bërë ndryshime të cilat janë në favor të qytetarit.

Shumica e të pranishmëve ishin kryetarë të Këshillave Lokale. Me diskutime u paraqiten: Asllan Dërmaku, Haqif Agaj, Alban Maliqi, Adem Hashani etj.

Ndërkaq, Fisnik Kastrati, tha se rekomandimet e debatit të sotëm do të inkorporohen në draft rregullore, dhe do të procedohet për më tutje./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.