Eko Higjiena

Shqiptarët, azilkërkuesit më të mëdhenj në Gjermani, pas sirianëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Asnjë tanimë nuk hedhë nota dyshimi se vala e fundit e vitit 2015 e refugjatëve të cilët vërshuan ilegalisht kufijtë e Evropës për të kërkuar azil në Gjermani ishte kolosale, nga më të mëdhatë dhe më alarmueset e viteve të fundit.Kjo valë madje tejkaloi valën e ngjashme të azil-kërkimit në Gjermani të vitit 1992.

Kështu përgjatë 2015, numri i tërësishëm i azilkërkuesve arriti shifrën prej 476,000, të shpërndarë në të gjitha hapësirat e territorit Federal Gjerman, statistika të paraqitura grafikisht nga mawista blog, përcjell Telegrafi.

Refugjatët të cilët iu drejtuan kufijve gjermanë, kërkuan strehim me motivet se ishin të rënduar nga gjendja jo e përshtatshme e sigurisë, ekonomike, politike apo edhe sociale në vendin e tyre.

Sirianët dhe shqiptarët kryesojnë me shifrat e azil kërkimit në Gjermani

Mobi Casa

Përveç faktit që konfliktet e brendshme dhe si rezultat lufta e tej zgjatur shtyu sirianët drejt një marshimi të dendur në numër prej rreth 158, 657,në drejtim të një jetë më të mirë në planin e sigurisë dhe mbijetesës nga konflikti i përgjakur, në gjithë këtë histori pati edhe një eksod mjaftë tronditës dhe jo vetëm për Evropën.

Shqiptarët, ishin ata që u renditën të dytët për nga numri i nacionaliteteve që kërkuan azil brenda territorit Gjerman.

U raportuan rreth 87, 232 shqiptarë, prej tyre 53,805 shtetas të Republikës së Shqipërisë, të pasuar nga 33, 427 të Republikës së Kosovës, të cilët shtruan kërkesën e tyre për azil pranë autoriteteve Gjermane brenda vitit 2015.

Në vazhdim, mund t’i qaseni grafikut informues me 5 fakte statistikore të raportuara nga Zyra Gjermane Federale për Migracion dhe Refugjatë rreth valës së azilkërkuesve përgjatë vitit 2015. /Telegrafi/