Fundamenti

PDK në Gjilan: Thaçit, tungjatjeta President

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Secili nga ne duhet të krenohemi që partinë që e themeluam bashkë e kemi të fuqizuar dhe udhëheqëse të Republikës së Kosovës. Bashkë kemi fituar shumë zgjedhje lokale dhe nacionale meritueshëm me vizion të qartë dhe program zhvillimor. Askush nuk mund t’i fitoj zgjedhjet pa një program të qartë dhe pa vizion për qytetarin ka thënë Hashim Thaçi në Gjilan.

Në momentet e fuqizimit, ngritjes së PDK-së në Gjilan, është rast i mirë që së bashku me strukturat e degës, aktivist, anëtarë dhe mbështetës të PDK t`i urojme mirëseardhje në Gjilan, kryetarit të PDK-së z. Hashim Thaçi ka thënë kryetari i degës Zenun Pajaziti, raporton rajonipress.

“Qytetarët e Gjilanit po e kërkojnë vrullin, dinamikën dhe projektin e PDK. Sot të gjithë së bashku duam të dëgjojmë Presidentin në ardhje dhe kryetarin e Partisë të na shpalos projektet zhvillimore për vendin dhe në veçanti për Gjilanin” ka potencuar kryetari Pajaziti.

Mobi Casa

Të gjithë jemi të përkushtuar që obligimet në krye të detyrës t`i bëjmë me përgjegjësi ka shtuar tutje Zenun Pajaziti. Zoti Thaçi realizoi një nga premtimet e vendkalimit në Stançiç, prandaj në çfarëdo pozicioni që të jetë është garancion për realizimin e projekteve zhvillimore për vendin ka potencuar kryetari i Degës Zenun Pajaziti.

Kryetari i PDK-se Hashim Thaçi duke shprehur falënderimin për strukturat, veprimtaret, aktivistët dhe simpatizantët e PDK-së ka thëne se kjo trevë mbetet bastion i PDK. “Secili nga ne duhet të krenohemi që partinë që e themeluam bashkë e kemi të fuqizuar dhe udhëheqëse të Republikës së Kosovës. Bashkë kemi fituar shumë zgjedhje lokale dhe nacionale meritueshëm me vizion të qartë dhe program zhvillimor. Askush nuk mund t’i fitoj zgjedhjet pa një program të qartë dhe pa vizion për qytetarin.
Me kryetarin Zenun Pajaziti, PDK edhe në Gjilan do të shënoj fitore spektakulare. Me gjithë potencialin PDK do të jetë në mbështetje të programit dhe vizionit të kryetarit Pajaziti”, ka shtuar kryetari i PDK Hashim Thaçi.

Kurse Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Kosovës ndërkaq veprimet e opozitës i quajti jo të mira, të padrejta dhe jo institucionale. “Sjellja e opozitës po e dëmton legjitimitetin politik, legjitimitetin e qytetarëve dhe ua përkujtojë atyre se rruga e vetme është dialogu”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.