Fundamenti

Përurohet rregullimi i shtratit të përroit dhe parku i fshatit Berivojcë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Të mërkurën në prani të qytetarëve të të gjitha komuniteteve të fshatit Brerivojcë, u bë përurimi i rregullimit të shtratit të përroit dhe parkut të fshatit. Projekti në fjalë është realizuar në kuadër të programit BE-së, “Kosova e Bukur” e cila është financuar nga BE-ja. Ndërsa, realizimi është bërë nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe me participim të Komunës së Kamenicës, vlera e projektit është mbi 200.000 €.

Ky fshat shumë etnik që kultivon marrëdhënie të mira ndëretnike është përfitues i shumë projekteve të realizuara të infrastrukturës. Në përurim ishin të pranishëm, zonja Poder nga zyra e BE-së, zv. ministri Qazim Rrahmani, kryetari Komunës z. Begzad Sinani, përfaqësuesit e IOM-it, nënkryetarët e komunës z.Fatmir Matoshi dhe Dragisha Saviq, drejtorët e drejtorive komunale, shoqëria civile etj.

Zonja Poder, njoftoi se deri më tani në Kosovë, janë realizuar shumë projekte në të mirë të qytetarëve, për të cilat janë investuar 7.milion euro, ndërsa komunat kanë marr pjesë me 1 milion euro, ndërsa mbi 400 mijë qytetarë të papunë ishin të punësuar përkohësisht. Ky është projekti i tretë që është realizuar në Komunën e Kamenicës i financuar nga BE. Ajo njëherazi i falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti.

Zv. ministri Qazim Rrahmani, falënderoi BE e cila ka investuar në ato fusha të cilat janë në menaxhimin e kësaj ministrie.

ARKATANA

Në emër të komunitetit folën përfaqësuesit e tyre Xhevat Katrati, Vllastimir Jevtiq, dhe në emër të komunitetit rom Ramiz Kryeziu.

Këta i falënderuan kontribuuesit për këtë projekt me të cilën u ndryshua pamja e fshatit. Kryetari i komunës, ndër tjerash tha se ideja për këtë projekt ka buruar nga komunitetet e këtij fshati, me të cilët kemi zhvilluar kontakte të shumta.

Ai njeherit i premtoi qytetarëve se do të angazhohet që edhe pjesa e cila ka mbetur e pa rregulluar do të realizohet brenda këtij viti, si dhe do të vazhdojmë me realizimin e projekteve tjera në këtë fshat./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.