Uji Dea

Haziri: Modeli austriak i banimit social, mundësi për t’u përdorur edhe në Gjilan‏

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune delegacionin austriak të përbërë nga Gunther Fehlinger, Wolfgan Amann dhe Agron Beka, ku i pranishëm në këtë takim ishte edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Murat Hoxha, të cilët bashkërisht kanë bashkëbiseduar për modelin e Austrisë në fushën e banimit social, model që deri më tani është cilësuar i suksesshëm në shtetin mik të Kosovës.

Me këtë rast kryetari Haziri, ka thënë qëllim i takimit sot ishte banimi social, rezultatet e arritura dhe përvoja austriake.

FIDANISHTJA

“Gjilani është njëra nga qytetet e Kosovës që po shikon mundësinë e përdorimit të modelit të Austrisë në politikat e banimin social dhe angazhimin e përmirësimit të gjendjes së rëndë ekonomike dhe sociale të shumë familjeve që sot kanë problem kulmin mbi kokë. Jemi duke punuar vazhdimisht në përmirësim e gjendjes sa i përket banimit social, në këtë fazë po shohim mundësinë e përdorimit të modelit të Austrisë sa i përket kësaj fushe”, ka thënë ndër të tjerash kryetari Haziri.

Ndryshe në këtë takim pos tjerash u tha që strehimi dhe kushtet për jetë, janë elementet bazë për jetën dhe zhvillimin e familjes dhe shoqërisë në përgjithësi dhe zgjidhja e problemit të banimit është hap përpara për të cilin jemi të vendosur të punojmë përherë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.