Sinani jep një lajm të madh për asfaltimin e rrugës Muçivercë – Krenidell – Selishtë
Kamenicë – Begzad Sinani nuk ka ngurruar që vet të dali në teren dhe tua japi një lajm të madh banorëve të fshatrave Krenidell, Sedllar e Selishtë. Këmbëkryq dhe në odë të burrave Sinani ua dha këtë lajm për asfaltimin e rrugës 10.6 km.
“Lajm i mirë për banorët e fshatrave Krenidell, Sedllar, Selisht dhe lokalitete tjera të kësaj ane. Sot së bashku me Inxhinierët e Komunës nga drejtoria e Urbanizmit në hartim të projektit në asfaltimin e rrugës Muçivercë – Krenidell – Selishtë, me gjatësi 10.6 km” ka shkruar Begzad Sinani.
Nga fotot e postuara shihet se Sinani këtë lajm e ka ndarë së bashku me banorët e odave.”Bujaria e banorëve të kësaj ane u tregua edhe sot. Urime qytetarë për këtë projekt kurse ne së bashku me ju dhe me qeverisjen e përgjegjshme po realizojmë projekte kapitale për Komunën tonë” ka thënë Sinani./rajonipress/


