Edhe në Malishevë organizohet manifestim kushtuar ditëlindjes së Muhamedit
Gjilan – Në prani të shumë haxhallarëve, mysafirëve dhe xhematit mbrëmë të dielen (më 18.12.2016 në Malishevë të Gjilanit u mbajt edhe një manifestim kushtuar ditëlindjes së Muhamedit a.s. Prezent ishte edhe Dr.Vedat Sahiti, këshilltar i Myftiut të Republikës së Kosovës z. Naim ef. Tërnava.
Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të KBI-së së Gjilanit të ju urojë gjithë xhematit të Malishevës dhe mysafirëve të tyre të shumtë këtë manifestim kushtuar ditëlindjes së pejgamberit -Muhamedit a.s. Ne si mysliman jemi tubuar për ta përkujtuar ditëlindjen e Muhamedit a.s.,me e përkujtuar një njeri,një pejgamber i cili është kanë udhëzues që para afro 1.mijë e 500 viteve dhe rruga e tij e drejt po vazhdon edhe sot, dhe do të vazhdojë deri në ditën e kijametit, theksoi në fillim të fjalës së tij kryetari i KBI-së së Gjilanit Mulla Naim ef. Aliu.
Ne në traditën tonë këndimi i Mevludit në gjuhën shqipe, njihet nga gjysma e dytë e shekullit të XVIII-të, traditë kjo që përmes vargjeve që janë të shkruara në mënyrë artistike e përkujtojmë të dërguarin e Allahun dhe mësuesin e njerëzimit Muhamedin a,s. Për Muhamedin a.s. shumë poetë e krijues kanë shkruar vargje, kaside edhe sa ka qenë gjallë vet pejgamberi a.s. por edhe pas vdekjes së tij shkrimet për te nga poetët e krijuesit e shumtë nuk kanë pushuar, e nga ta janë edhe Kaab Bin Zuhejri she nga Hassan bin Thebit nga ky i fundit edhe i lexoj disa vargje nga poezia e tij. Pastaj MULLA Naim efendiu elaboroi edhe për historikun e mevludit ku potencoi mevludin e parë që ka filluar të këndohet që në shekullin e dhjetë. Mevludin e parë e shkroi Xhevziu, ndërsa në turqishte e kishte shkruar imami i ULLU xhamisë në Bursa, Sulejman Qelebiu në vitin 1409.
Ndërkaq mevludi më i vjetër në gjuhën shqipe është ai i Hasan Zuko Kamberit në gjysmën e dytë të shekullit të XIX-të,pastaj është Mevludi i Ali Riza Ulqinakut ,i cili këndohet në Shqipëri dhe Mal të ZI,pastaj mevludi i Tahir ef. Popovës, i cli këndohet në Kosovë dhe në Maqedoni. Edhe para shekullit të XVIII është lexuar Mevludi tek ne por ai ka qenë mevludi në Gjuhën Turke. Në një rast kur janë ftuar xhemati për të prezantuar një këndim Mevludi, njeri nga xhamatëlinjët iu është drejtuar Tahir efendi Popovës se ne po vijmë po nuk po kuptojmë asgjë nga ai këndim(në turqishte) andaj nga ky momente Mulla Tahir ef. Popova ishte zotuar dhe kishte marrë për sipër për ta përkthyer Mevludin në gjuhën shqipe. Në vazhdim Naim ef. Aliu, përshkruajti atë që paraqet mevludi duke e ndarë në tri pjesë-dhe se pjesa e
parë paraqet ekzistimin e Zotit,përmendja e emrit të Allahut, në pjesën e dytë paraqitet lindje e pejgamberit, Muhamedit a.s. dhe të gjitha ngjarjet dhe mrekullitë që kanë ndodhur atë ditë., ndërsa pjesa e tretë paraqet për mrekullitë – mugjizet që kanë patur pejgamberët tjerë dhe Muhamedi a.s.
Në përfundim të fjalës së tij Mulla Naim ef.duke folur për krijesën më të përsosur në Botë, për njeriun që na ka krijuar Allahu, poashtu na ka paraqitur edhe udhëzuesin për rrugë të drejtë, ka zbritur Kuranin dhe ka dërguar pejgamberin tonë Muhamedin a.s. theksoi në fjalën e tij Mulla Naim ef Aliu.
Këtë Manifestim më solemn e bëri këndimi pjesëve kuranore nga Mulla Fidan Bilalli, pastaj, edhe këndimi i disa ilahive dhe një poezi kushtuar Muhamedit a.s.nga nxënësit e këtushëm.
Ndërkaq krejt në fund pas këndimit të Mevludit,të cilin pjesë- pjesë e lexuan të gjithë hoxhallarët e pranishëm dhe pas një moderimi të mirë të këtij manifestimi nga vet Kryeimami i KBI-së Gjilanit Mulla Ilaz ef. Mustafa , i cili bëri edhe duanë e mevludit.
Ndërkaq krejt në fund të pranishmit i përshëndeti kryetari këshillit të xhamisë, Rashit Sahiti./islam osmani/rajonipress/






