Sinani inspekton shkollën “Abdullah Krashnica – Presheva”
Kamenicë – Kryetari Sinani dhe drejtori i Arsimit Agim Shkodra vizituan shkollën “Abdullah Krashnica – Presheva” në Koretin.
Kryetari i Komunës z.Begzad Sinani bashkë me drejtorin e Arsimit z.Agim Shkodra vizituan shkollën e Koretinit ku u priten nga drejtoresha e shkollës znj. Merita Keqmezi,arsimtarët dhe nxënësit e kësaj shkolle.
Qëllimi i kësaj vizite ishte me pa për së afërmi punët e kryera gjatë kësaj periudhe ku është bërë renovimi gjeneral i shkollës dhe instalimi i ngrohjes qendrore me vlerë 180.000 euro.
Shkolla pas kësaj pune, i plotëson standardet për zhvillimin e mësimit sa më cilësor./rajonipress/


