Hendboll: Derbi, Drita Kastrioti përfundon pa fitues
Gjilan – Në derbin e javës së fundit të edicionit vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll në mes Dritës dhe Kastriotit të Ferizajit përfundoi pa fitues me rezultat 31-31. Ky takim u zhvillua në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta”, Petriti në temperatura Polare në praninë e 220 shikuesve.
Hendbollistët e Dritës të cilët janë befasia e këtij kampionati në hendbollin e Kosovës në këtë derbi të hendbollit Kosovar me siguri do të shënon fitore pa ndonjë problem të madh, ata përpos që kishin kundërshtarin e tyre Kastriotin, ata patën kundërshtar edhe gjyqtarët e këtij takimi Syart Kasapin dhe Ilir Bytyqin duke i dënuar hendbollistët e Dritës pa mëshirë me kartona të kuqë dhe në disa pjesë të lojës ndikuan drejt përdrejt në rezultat.
Në pjesën e parë u tregua hendboll shumë i fortë sidomos në mbrojte nga dy skuadrat, por edhe portierët ishin në nivelin e tyre duke përfunduar me rezultat të barabartë 13-13
Në pjesën e dytë hendbollistët e Dritës të prirë nga Gëzim Misini i cili në ndeshjen e sotme shënoi 7-të gola kanë mundur të përfundojnë takimin me fitore kurë në semafor kishin mbetur edhe 15-të sekonda rezultati ishte 31-31 hendbollistët e Dritës ishin në pronësi të topit, por nuk arritën të shënojnë.
Në taborin e Dritës për këtë ndeshje deklaruan: “U munduam mjaft me një kundërshtarë të papërshtatshëm siç është Kastrioti ishim më të mirë fati kësaj radhe nuk ishte në anën tonë gjyqtarët e këtij takimi na dëmtuan rënd në disa pjesë të lojës dhe kjo na bëri të pa mundur të fitojmë këtë derbi”./rajonipress/


