ARKATANA

PDK e shqetësuar për degradimin e qeverisjes komunale

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetarët e nëndegëve gjatë diskutimit prezantuan shqetësimet e tyre dhe të qytetarëve për degradimin e qeverisjes komunale, si dhe dhanë shumë ide për ta kompletuar një alternativë më të mirë për zhvillimin e komunës. Po ashtu me shqetësim të madh u trajtuan ngjarjet e fundit rreth ngritjes së aktakuzave nga prokuroria ndaj drejtuesve komunal.

Në selinë e PDK-së në Gjilan, sot u mbajt takim me kryetarët e nëndegëve. Agjenda e këtij takimi ishte e fokusuar në angazhimin sa më të mirë të strukturave të partisë për ta çuar përpara Platformën e PDK-së për periudhën në vazhdim, e me theks të veçantë mobilizimin e strukturave të partisë.

“PDK vazhdon të jetë e përkushtuar në angazhimin maksimal duke dëshmuar se është parti serioze, duke vënë në angazhim të gjitha strukturat e saja, në bashkëpunim edhe me grupe të ndryshme të qytetarëve në ndërtimin e një Platforme të pranueshme për qytetarët e Gjilanit” tha në këtë takim kryetari i degës Zenun Pajaziti.

Gjatë debatit nga kryetarët e nëndegëve u rikonfirmua mbështetja e Platformës së PDK-së për një qeverisje sa më të mirë dhe për një angazhim më të madh në të mirë të qytetarëve.

Kryetarët e nëndegëve gjatë diskutimit prezantuan shqetësimet e tyre dhe të qytetarëve për degradimin e qeverisjes komunale, si dhe dhanë shumë ide për ta kompletuar një alternativë më të mirë për zhvillimin e komunës.

Eco Higjiena

Po ashtu me shqetësim të madh u trajtuan ngjarjet e fundit rreth ngritjes së aktakuzave nga prokuroria ndaj drejtuesve komunal.

PDK i fton të gjithë zyrtarët dhe drejtuesit komunal që të bëjnë punën e tyre në përputhje me ligjin dhe me nevojat e ligjshme të qytetarëve.

PDK po ashtu i inkurajon organet e drejtësisë që ta kryejnë punën e tyre të pavarur.

Kryetarët e nëndegëve do të jenë pjesë aktive e zbatimit të një agjende dinamike për rikthimin e qeverisjes së komunës nga PDK thuhet në njoftim./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.