ARKATANA

Ban Ki- Moon: Vendimi i Kushtetueses, hap rëndësishëm

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ban nënvizon se ‘procedurat e rëna dakord në drejtim të krijimit të Asociacionit nuk po përmbushin afatet e caktuara kohore’.

“Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese dhe angazhimi i qeverisë për të vazhduar procesin e krijimit të Asociacionit (të komunave) në përputhje me vendimin e Gjykatës, shënon një hap të rëndësishëm,” thuhet në raportin më të ri mbi zhvillimet tremujore në Kosovë të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Ai megjithatë nënvizon se ‘procedurat e rëna dakord në drejtim të krijimit të Asociacionit nuk po përmbushin afatet e caktuara kohore’.

Raporti tashmë u është dërguar anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dhe për të do të debatohet më 24 shkurt nën presidencën e radhës të Venezuelës.

FIDANISHTJA

“Vazhdimi i përdorimit të dhunës dhe retorika nxitëse nga partitë opozitare, të cilat rezultuan me ndërprerje të punimeve të Kuvendit dhe përshkallëzuan tensionet në rrugët e Kosovës, përbën një shqetësim serioz. Veprimet e tilla janë të papranueshme; ato nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe vetëm mund të ndikojnë negativisht në Kosovë”, thotë më tej në observimet e tij, Sekretari i Përgjithshëm.

Ai u bën thirrje ‘atyre që janë përgjegjës që të adresojnë ankesat politike përmes kanaleve të ligjshme.’
Sekretari Ban ka fjalë të mira edhe për ‘profesionalizmin dhe përmbajtjen e demonstruar nga Policia e Kosovës në menaxhimin e disa protestave të dhunshme të cilat kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe’.

“Përgëzoj përpjekjet e vazhdueshme të Presidentes Jahjaga për të ndihmuar në zgjidhjen situatën përmes dialogut transparent dhe gjithëpërfshirës”, thekson ndër të tjera në raportin për Kosovën Sekretari Ban. Raporti përfshin periudhën e zhvillimeve nga 16 tetori i vitit të kaluar deri më 15 janar të këtij viti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.