Arnold Gjergjaj fiton ndaj Jasmin Hasiç
Ai ka fituar ndaj boksierit boshnjak, Jasmin Hasiç. Meçi i cili ishte me tetë raunde, ka përfunduar në raundin e pestë.
Arnold Gjergjaj nuk dorëzohet. Edhe kur humb, di të ngrihet. Ëndrrat e tij për të fituar një titull botëror nuk shuhen. Boksieri shqiptar i peshave të rënda, Arnold Gjergjaj është rikthyer sërish me fitore. Ai ka fituar sonte ndaj boksierit boshnjak, Jasmin Hasiç. Meçi i cili ishte me tetë raunde, ka përfunduar në raundin e pestë.
Pas ndeshjes, Gjergjaj ka thënë se kjo fitore do t`ia hap rrugën për të arritur qëllimin e tij.
“Fillimisht uroj të kemi shëndetin e mbarë si unë ashtu edhe familja. Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për mua për të arritur qëllimet e mia. Unë jam këtu, falë mbështetjes së familjes dhe juve publikut dhe fansave të mi”, raporton “albinfo.ch”.
Pas humbjes nga boksieri David Haye në muajin maj, kjo fitore ishte një motivim për karrierën e boksierit shqiptar që jeton në Zvicër.


