Eko Higjiena

Mihajloviç kundër shqiptarit, Ajeti afër largimit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Largimi i Arlind Ajetit nga Torino duket i pashmangshëm. Këtë gjë e konfirmon edhe Sinisha Mihajloviç.

Trajneri serb i Torinos për mediat italiane është shprehur se është i zhgënjyer nga zëvendësuesit nga ajo që ata kanë treguar në momentet kur i është dhënë mundësia.

ARKATANA

Në këtë listë mendohet se është edhe Ajeti, i cili deri më tani ka qenë në hije te ekipi torinez, raporton sportal.al nga mediat italiane. Shkak për këtë gjë është bërë edhe një dëmtim që mbrojtësi shqiptar pësoi në fillim të sezonit.

Ajetit i duhet të ndryshojë ambient dhe të luajë rregullisht, përndryshe do të humbasë edhe Kombëtaren shqiptare.