ARKATANA

Udhëtimi i shpatës së Skënderbeut – Magna Carta

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Halil Matoshi – (Gjergj Kastrioti, 1405 – 17 January 1468)
Me avionin Austria Airlines pshtjellun n’cohë kadifje
Me bussines class po udhëtonte nji hajmali
Me të cilën arbnit e tremshin ligshtimin e tyne

Ajo asht çudia e mbramë Made in Arbnia
Dhe ka nji histori tregtie antikitetesh
Arbnit i kishin bamun votra zjarmi zemrat e tyne
E kur i frynin çelte pranverë e hekurt
Pastaj si nji syth mbiu shpatë e Skënderbeut
Kryezoti ish i padokshëm – buçimë
Vezullonte n’Shkamm t’Rodosit e n’Berat, n’Krujë e Albulenë
– mbillte rrfe e vetë rrfe ishte
Ndezte zemra që shkreptinin fije shprese
Për me kanë t’lirë
Ngjizun kur gjaku n’dejë t’arbnëvet po ndizej
Po shkrinte minierat…

Nën mazën e dheut arbnit po lypnin Magna Carta’n* e tyne
T’vorrueme a pluhun t’bame nder patkoj
A n’shtiza flamujsh me gjysmë hanë
Papandehun nji ditë buçima pushoi – termet u ba n’Arbni
Ethet e Kryezotit shemben burrat e dheut
Ia shkulen flokun qiellit
si Leka i’përhanë…

ARKATANA

Dhe ata thanë se u nda shpirti p’ej kërcit
Shpata n’vetimë t’ngrime u shndrrue
Dhe kshtjellat ‘i dergjë i rrënoi nji nga nji
Tokën s’e mbajtën kambët e u rrokullis
Bashkë me qiellin
Ndërruen vendet e tyne
Dhe ktu zuni fill atdheu qielluer i tyne
Kur mbi Arbni e panë gjysmëhanën e zbehun
Flakët i shuen nder votra
E fjalët u sosën tuj i lshue vend mortit
Arbnit mbetët midis-midisit
T’varun n’hajmalinë e tyne
T’cilës ju lutën e i besuen deri n’Rilindje
Ikonë n’kishën e djegun – lutja e tyne
Sefte u shfaq shpata vizllimë
Masanej nga palca e asaj vetime
arbnit krijuen Skënderbenë…

Magna Carta, gjithashtu e quajtur Magna Carta Libertatum ose Karta e Madhe e Lirive të Anglisë, është statuti i Angevinëve, lëshuar fillimisht në latinisht në vitin 1215, përkthyer në premisa – frengjisht në fillim të 1219, dhe e ribotueme ma vonë në shekullit 13 në versionet e modifikueme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.