United Hospital

Lutfi Haziri priti në takim një delegacion të Asociacionit Hotelier të Ballkanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim miqësor një delegacion të Asociacionit Hotelier të Ballkanit (BAHA), në të cilën janë të anëtarësuara Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bullgaria dhe Serbia, të kryesuar nga Blagoje Ragin.

Kryetari Haziri i ka uruar mirëseardhje përfaqësuesve të këtij Asociacioni, të cilët për herë të dytë po e vizitojnë Gjilanin, duke vënë në theks suksesin e Shoqatës Hoteliere Turistike dhe Agjencioneve të Kosovës (TAK).

Nga ana e tij, kryetari i Asociacionit Hotelier të Ballkanit (BAHA), ka falënderuar kryetarin Haziri për mikpritjen dhe bashkëpunimin dhe përkrahjen e ofruar për veprimtaritë hoteliere.

Uji Dea

Në këtë takim ka folur edhe Naser Shabani, pronar i restorant “Bujana” në Gjilan, duke theksuar se synim i Shoqatës Hoteliere Turistike dhe Agjencioneve të Kosovës (TAK) është që të sillen sa më shumë turistë nga vendet e ndryshme, duke realizuar aktivitetet të ndryshme rekreative.

Përndryshe, Shoqata Ballkanike e Hoteleve (BAHA), në vitin e kaluar e ka nderuar kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin, me çmimin “Simboli Mbrojtës”, për përkrahjen e dhënë veprimtarive hoteliere dhe restoranteve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.