Haliti si nikoqir takon kryetarët e LDK-së në Anamoravë
Gjilan – Sokol Haliti ka qenë nikoqir i takimit të kryetarëve të LDK-së për Anamoravë, Lutfi Haziri, Shaip Surdulli, Bajrush Ymeri e Hasan Rashiti. Është thënë se nga ky takim është biseduar për aktivitetet që po zhvillon LDK në Anamoravë e më gjerë.
Sokol Haliti pos që po punon intensivisht për ta ndryshuar Vitinë me projekte të shumta në infrastrukturë, ai së fundit ka bërë një përpjekje për të takuar kryetarët e LDK-së në Anamoravë.
Në cilësinë e nikoqirit Sokol Haliti ka pritur dhe bërë bashkë Lutfi Hazirin, Shaip Surdullin, Bajrush Ymerin dhe Hasan Rashitin.
Nuk janë dhënë detaje se për çfarë është takuar ky grup, por në rrjetet sociale është thënë se pos tjerash është diskutuar për punët dhe aktivitetet që po zhvillohen në teren në kuadër të LDK-së./rajonipress/


