ARKATANA

Kocijançiç: Në dialog për të zbatuar marrëveshjet!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nesër në vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi do të jetë pjesëmarrës edhe Kryeministri Isa Mustafa.

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Frederica Mogherinit, përfaqësueses së BE-së për politikë të jashtme e Siguri, konfirmoi për Lajmi.net se ndër të tjera, palët do të flasin dhe për zbatim të marrëveshjeve.

Përfundimisht nesër në Bruksel, në vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, pjesëmarrës do të jetë edhe Kryeministri Isa Mustafa, raporton Lajmi.net.

Dialogu me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq, do të vazhdojë, përkundër deklarimeve të mëhershme të zyrtarëve kosovarë se Kryeministri Mustafa mund ta bojkotojë dialogun për shkak të mos liberalizimit të vizave për kosovarët nga ana e Komisionit Evropian.

Praninë e kryeministrit Mustafa nesër në Bruksel, në vazhdimin e dialogut me Vuçiqin, të ndërmjetësuar nga Frederica Mogherini, e konfirmon për Lajmi.net edhe zëdhënësja e saj, Maja Kocijançiç.

Eco Higjiena

“Në takim të dy palët do të ndërmarrin veprime për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese”, tha Kocijançiç për Lajmi.net

Ajo nuk dha përgjigje nëse palët do të flasin për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, apo se cilat mund të jenë çështjet tjera për të cilat pritet të diskutohet.

“Do të diskutojnë që të qojmë përpara dialogun”, tha Kocijançiç, pa precizuar ndonjë temë të caktuar për të cilin do të flitet në këtë takim.

Sidoqoftë, mediat serbe kanë raportuar se ndër temat që pritet të diskutohet është edhe ajo e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, ndërkohë që marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave është thënë se do të fillojë së zbatuari me 1 mars.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.