Çka fsheh nga jeta private Lori?
Lori është tejet prezentë në media, por flet kryesisht për muzikën, stilin dhe shumë pak për jetën private.
E ëmbël, sensuale dhe me një zë që e duan i madh e i vogël. Kjo është Lori që nuk ndalet së sjelluri këngë të reja e të bukura, shkruan “Kosovarja”.
Lori është tejet prezentë në media, por flet kryesisht për muzikën, stilin dhe shumë pak për jetën private.
“Kosovarja” interesohet se si e ruan jetën private dhe pse e ruan kaq shumë.
“Kur je person publik, domosdo edhe jeta private bëhet deri diku e njohur, e vëzhguar, e përfolur. Nuk më pëlqen që detajet e jetës jashtë skenës të bëhen publike, por jam e vetëdijshme që disa gjëra edhe duhet të dalin. E ruaj aq sa mundem privatësinë, por nuk jam e fiksuar rreth kësaj çështje, sepse nuk kam ndonjë sekret që përpiqem ta fsheh”, thotë për “Kosovaren” e ëmbla Lori.


