ARKATANA

Këshillat e Bashkësive Lokale janë të formuara, por jo edhe aq funksionale

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Sipas shumicës që morën pjesë në diskutime, u tha se në komunën e Kamenicës këshillat e bashkësive lokale janë të formuara, po jo edhe aq funksionalë pasi që ju mungojnë infrastruktura për punë, nuk kanë komunikim të mirëfilltë me organet komunale, gjithashtu edhe mos shqyrtimi i kërkesave të dërguara drejtorive komunale dhe kuvendit po e zbeh edhe vetë punën e këshillave të bashkësive lokale.

Mbahet takimi i parë me këshillat e bashkësive lokale të fshatit Rogoçicë dhe Muçivërc për identifikimin e nevojave dhe sfidave të komunitetit.

Organizata Jo-qeveritare (OJQ) – Network of Peace Movement (NOPM), në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje dhe politikë bërjes përmes avokimit të autoriteteve komunale dhe ngritjes së kapaciteteve të komiteteve konsultative dhe këshillave të fshatrave” projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe i implementuar nga NOPM, më datën 14 Dhjetor, 2016 ka organizuar takimin e parë me këshillat e bashkësive lokale të fshatit Rogoçicë dhe Muqivërcë, për identifikimin e nevojave të komunitetit apo grupeve lokale të interesit. Ky takim ka pas për qëllim rritjen dhe angazhimin e anëtarëve të bashkësive lokale në identifikim e nevojave dhe sfidave të komunitetit.

Eco Higjiena

Gjatë këtij takimi, të pranishmit janë njoftuar lidhur me rolin dhe përgjegjësitë e bashkësive lokale si dhe për identifikim e nevojave të komunitetit apo bashkësive lokale, ku gjatë mandatit të tyre, ata janë trupë e kuvendit komunal dhe pikërisht janë të zgjedhur me vota të drejtpërdrejta të qytetarëve dhe si të tillë mund të funksionojnë duke i ndihmuar komunitetit ku jetojnë.

Sipas shumicës që morën pjesë në diskutime, u tha se në komunën e Kamenicës këshillat e bashkësive lokale janë të formuara, po jo edhe aq funksionalë pasi që ju mungojnë infrastruktura për punë, nuk kanë komunikim të mirëfilltë me organet komunale, gjithashtu edhe mos shqyrtimi i kërkesave të dërguara drejtorive komunale dhe kuvendit po e zbeh edhe vetë punën e këshillave të bashkësive lokale.

Në këtë takim kanë marrë pjese shumica e anëtarëve të këshillave të bashkësive lokale, dhe përfaqësues të NOPM-së, me ç ‘rast u diskutuan edhe çështje dhe tema të ndryshme sa i përket projektit në përgjithësi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.