Uji Dea

Nxënësit e Pozheranit përgatitën për reagim në rast të fatkeqësive

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në shkollën e mesme “Kongresi i Manastirit” në Pozheran të Vitisë është zhvilluar sot një ushtrim që ka për qëllim përgatitjen e stafit shkollor dhe nxënësve për reagim në rast të kërcënimeve dhe rreziqeve të papritura si tërmetet.

Ky ushtrim është organizuar nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në bashkëpunim me stafin mjekësor, arsimor, Njësitin Profesional për Zjarrfikës dhe Shpëtimit, Policinë e Kosovës, Kryqi i Kuq dhe të tjerë.

Nexhmedin Jakupi, Drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë tha se përmes këtij ushtrimi nxënësit dhe personeli arsimore në këtë shkollë do të jenë të përgatitur që në rast të ndonjë fatkeqësie të papritur sikurse tërmeti të dinë se si të reagojnë deri sa të ju ofrohet ndihma nga mekanizmat përkatëse.

Kurse Hajriz Sejdiu nga Departamenti për gatishmërisë emergjente pranë Agjensionit për Menaxhimin e Emergjencave ndër tjerash tha se ky ushtrim do të ju shërbej të gjithëve që të jenë më të përgatitur në menaxhimin e rasteve të fatkeqësive me qëllim që ata të mos i gjejnë të papërgatitur.

Uji Dea

E Hetem Jakupi nga Njësia Profesionale për Zjarrëfikje dhe Shpëtim në Viti, tha se pas këtij ushtrimi ata do të bëjnë një analizë për të kuptuar se është vepruar drejtë dhe ku ka qenë e mundur të bëjnë lëshime.

Ai potencoi se kjo njësia është në gjendje gatishmërie që të del në ndihmë qytetarëve vitias në rast se ajo kërkohet nga ta./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.