Fundamenti

Mihrija: Nuk kam bërë asnjë operacion plastik

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Mihrije Braha thotë se nuk ka bërë asgjë ndërhyrje estetike në fytyrë dhe trupin e saj.

Këngëtarja shpesh është përfolur për ndonjë ndërhyrje kirurgjike, mbase për shkak të pamjes për t’u lakmuar, por sipas saj gjithçka te ajo është natyrale.

Mobi Casa

“E di se nuk më besojnë që nuk kam ndërhyrje kirurgjike estetike në trupin dhe fytyrën time, mirëpo kjo është e vërteta”.

“Nuk jam kundër tyre, por nuk e shoh të nevojshme që tani për tani të bëjë ndonjë intervenim të tillë”, ka thënë Mihria gjatë një interviste për mediat kosovare.