Tarashaj rikthehet në stërvitje
Shani Tarashaj është rikthyer në stërvitje te klubi i Eintracht Frankfurt.
Mesfushori shqiptar që mbron ngjyrat e kombëtares zvicerane është rikthyer në stërvitje te klubi gjerman pasi kishte një operacion, përcjell IndeksOnline.
Tarashaj kishte operuar bajamet dhe sot iu është bashkuar Frankfurtit dhe ndihet mjaft i lumtur.
“Pas operimit të bajameve dhe pas lëndimit i lumtur që iu bashkova skuadrës në stërvitje. Tani jam i gatshëm për ndeshje”, ka thënë Tarashaj.
I huazuari nga Evertoni po kalon mjaftë mirë te gjermanët, ku ka shënuar edhe dy gola./IndeksOnline/


