Ronela po vjen me befasi!
Tash e disa ditë, këngëtarja Ronela Hajati po qëndron në Prishtinë.
Angazhimet në xhirimet festive për Vitin e Ri janë arsyeja kryesore e qëndrimit megjithatë në një rrugë e dy punë, Hajati nuk po dëshiron të humbë shumë kohë.
Në orët e mbrëmjes, këngëtarja e njohur ka frekuentuar studion e RedBox Entertainment për të përgatitur projektin e ri.
Nuk dihet nëse ajo do të vijë solo apo në bashkëpunim pas suksesit me Young Zerkën tek “Syn i jemi” që tashmë numëron miliona shikime në Youtube. /Prive/


