ARKATANA

Digjet në flakë shtëpia e një familje 17 anëtarëshe nga Kosova në Gjermani

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të ditës së hënë në Siebet-Attena-Straße në Esens (Qarku: Wittmund) të Gjermanisë.

Shtëpia e një familje 17 anëtarëshe nga Kosova është përfshirë në zjarr. Të lënduar nga kjo ngjarje kanë mbetur 13 anëtarë, prej tyre tetë fëmijë të cilët ishin në atë kohë ishin duke banuar në atë shtëpi. Një grua 51 vjeçare, banuese në këtë shtëpi kishte parë zjarrin, njofton policia gjermane në Aurich.

Disa banorë ishin bllokuar nga zjarri, por ata u shpëtuan pas intervenimit të shpejtë të zjarrfikëseve përmes çatisë. Të lënduarit nga zjarri dhe tymi u dërguan për në Spital, raporton t-online.de, përcjell “albinfo.ch”.

Shtëpia është e dëmtuar rëndë dhe aktualisht është e pabanueshme. Shkaku i zjarrit tash për tash nuk është bërë i ditur.

Uji Dea

Familja nga Kosova është banuese në këtë qytet për më shumë se 20 vite.

Digjet në flakë shtëpia e një familje 17 anëtarëshe nga Kosova në Gjermani