Eko Higjiena

Talenti kosovar vendos për Shqipërinë para Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Valdrin Mustafa nga Kosova, saktësisht nga Llapi po që jeton në Gjermani është një prej talentëve më premtues. Ai ka rrëfyer për “IndeksOnline”, gjithë rrugën e tij për t’u bërë një futbollist profesionist që tani mbron ngjyrat e skuadrës gjermane, Kaiserslautern.

Kombëtarja e Shqipërisë dhe Përfaqësuesja e Kosovës duhen të mburren me shumë talentë që luajnë në shtete të ndryshme evropiane.

Valdrin Mustafa nga Kosova, saktësisht nga Llapi po që jeton në Gjermani është një prej talentëve më premtues. Ai ka rrëfyer për “IndeksOnline”, gjithë rrugën e tij për t’u bërë një futbollist profesionist që tani mbron ngjyrat e skuadrës gjermane, Kaiserslautern.

“Si katër vjeçar kam filluar për të luajtur futboll. Njëherë isha te skuadra e SG. Rehlingen Siersburg, pastaj në moshën 13-vjeçare kam kaluar te ekipi i JFG Saar-Halberg, pasi arrita të shënoi plotë 18 gola, kalova për një vit te Saaebrucken, kurse pas një viti mora ofertë nga Kaiserslautern. Por, që jam ende në akademinë e futbollit”, ka thënë Mustafa për IndeksOnline.

FIDANISHTJA

Kontrata e 18-vjeçarit skadon më 2017, ndërsa bashkë me menaxherin e tij është duke i shqyrtuar disa oferta nga klubet gjermane.

Sulmuesi kosovar, që në ëndërr e ka suksesin e legjendës gjermane, Miroslav Klose, ka zgjedhur Kombëtaren e Shqipërisë para Përfaqësueses së Kosovës. Ai me Shqipërinë U19 ka zhvilluar disa paraqitje.

“Unë dua të bëhem si Miroslav Klose, dua të arrij sukseset e tij në Kaiserslautern. Unë kam zgjedhur Kombëtaren “kuqezi” atë të Shqipërisë”, ka deklaruar për fund talenti Valdrin Mustafa./IndeksOnline/ Shkruan: Granit Tërstena/