Fundamenti

Haziri i jep mbështetje KCBS për implementimin e dy projekteve të rëndësishme për Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e organizatës Kosovo Center for Bussiness Support (KCBS), Burim Korqa – menaxher dhe koordinatorët e Arta Qupeva e Besim Haziri, ku është njoftuar rreth fillimit të implementimit të dy projekteve të rëndësishme për Gjilanin, “Të drejtat Pronësore të Grave, Fuqizimi i Tyre” dhe “Fuqizimi Ekonomik i Gruas, Avancimi i Shoqërisë Kosovare”.

Kryetari Haziri, pasi i ka falënderuar përfaqësuesit e kësaj organizate për vizitën, i ka ofruar mbështetje maksimale institucionale për implementimin e këtyre projekteve, të cilat janë në të mirë të qytetarëve të Gjilanit.

Projekti “Të drejtat Pronësore të Grave, Fuqizimi i Tyre”, i cili financohet nga USAID, ka për qëllim funksionalizimin e zyrës për regjistrim civil në zbatimin e obligimeve ligjore për dërgimin e certifikatave të aktit të vdekjes në gjykatë për procedurë të mëtutjeshme trashëgimore në komunën e Gjilanit.

Hidromorava

Ndërkaq, projekti “Fuqizimi Ekonomik i Gruas, Avancimi i Shoqërisë Kosovare” financohet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe ka për qëllim fuqizimin socio-ekonomik të gruas afariste përmes edukimit dhe angazhimit të saj në vendimmarrje, me qëllim të krijimit të politikave lokale në favor të bizneseve.

Përfaqësuesit e organizatës Kosovo Center for Bussiness Support (KCBS), kanë falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe për ofrimin e mbështetjes institucionale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.