Së shpejti do të filloj implementimi i projektit “Të drejtat pronësore të grave, fuqizimi i tyre”
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim përfaqësues të organizatës Kosovo Center for Business Support (KCBS), më të cilët kanë bashkëbiseduar rreth implementimit të projektit “Të drejtat e grave, Fuqizimi i tyre”, projekti ky i financuar nga Agjensioni për Zhvillim i shteteve të Bashkuara të Amerikës USAID, përmes projektit “Angazhimi për barazi E4E, zbatuar nga ATRC.
Përndryshe ata e njoftuan kryetarin Haliti, se projekti për të drejtat pronësore të grave, fuqizimi i tyre, ka për qëllim funksionalizimin e zyrës për regjistrim civil në zbatimin e obligimeve ligjore ex-officio për dërgimin e certifikatave të aktit të vdekjes në Gjykatë për procedurë të mëtutjeshme trashëgimore./rajonipress/


