Limaj: Asnjë rezultat nga qeveria “Mustafa”
Lideri i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj, ka vlerësuar se përgjatë dy vjet qeverisjeje të kryeministrit Isa Mustafa, nuk ka ndonjë rezultat qw ia vlen të përmendet, raporton Zëri.info.
“Kam dëshirë që të ketë sukses për vendin tim, por ma thoni ndonjë. Do të doja t’i përmendja 2-3 rezultate, por s’po i gjej”, ka deklaruar Limaj.
Ai më tej, ka thënë se ka shpresuar se do të ndryshojë një pjesë e mentalitetit qeverisës, mirëpo një gjë e tillë sipas tij, nuk ka ndodhur.
Sipas tij, koalicioni PDK-LDK ka mashtruar tërë kohën dhe nuk ka qenë aspak transparente.
“Kjo qeveri ka vazhduar mashtrimin, jotransparencën, mosbesimin”, ka theksuar Limaj./Zëri


