United Hospital

Në Kamenicë të rinjtë trajnohen për pjesëmarrjen në politik bërje

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Me pjesëmarrjen e mbi 45 nxënësve si pjesë e trajnimit, numër i tejkaluar nga pritshmërit, të pranishmit patën rastin të informohen më gjerësisht rreth nocionit të demokracisë, aktivizimin qytetarë, dhe vullnetarizmin.

Projekt i financuar nga BE-ja, i menaxhuar nga Zyra e Implementuar nga: OJQ – NOPM Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile. Mbahet trajnimi i dytë mbi pjesëmarrjen e të rinjëve në vendim-marrje dhe politikë bërje. Organizata Jo-qeveritare (OJQ) – Network of Peace Movement (NOPM), më datën 13 dhjetor 2016 mbajti aktivitetin e radhës në kuadër të projektit.

Kësaj radhe trajnimi u mbajt me nxënësit e shkollës së mesme Teknike “Andrea Durrsaku” në Kamenicë, ku tema e shtjelluar gjatë trajnimit ishte – Pjesëmarrja e të rinjve në vendim-marrje dhe politik bërje, në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje dhe politikë bërjes përmes avokimit të autoriteteve komunale dhe ngritjes së kapaciteteve të komiteteve konsultative dhe këshillave të fshatrave” projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe i implementuar nga OJQ NOPM.

Besime Tusha bëri hapjen informuese ku pjesëmarrësit e trajnimit u njoftuan lidhur me qëllimet e projektit dhe aktivitetit në veçanti ndërsa prezantimi dhe mbajtja e trajnimit, u bë nga konsulenti i angazhuar nga organizata NOPM, z. Rasim Alija, i cili para nxënësve shtjelloi konceptet e qytetarisë aktive, format e pjesëmarrjes në jetën publike institucionale dhe angazhimin qytetarë.

Hidromorava

Me pjesëmarrjen e mbi 45 nxënësve si pjesë e trajnimit, numër i tejkaluar nga pritshmërit, të pranishmit patën rastin të informohen më gjerësisht rreth nocionit të demokracisë, aktivizimin qytetarë, dhe vullnetarizmin.

Gjithashtu, nxënësit patën rastin të informohen edhe për punën e institucionit të komunës, këshillit te veprimit rinor lokal dhe qendrave rinore si mundësi e angazhimit të tyre në forma konkrete.

Seanca trajnuese u zhvillua në mënyre interaktive, duke i nxitur nxënësit që te jenë pjesë aktive e temës së trajnimit duke i shtyrë të tregojnë përvojat e tyre në raport me angazhimin e tyre rinor, angazhimin në KVRL, dhe modelet e punës vullnetare, duke ua shpjeguar edhe kornizën ligjore, më saktësisht Ligjin për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.