ARKATANA

Elmi Reçica: Muri nuk duhet të ridizajnohet por të rrënohet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica vlerëson se nuk duhet të ketë kurrfarë ridizajnimi të murit, por rrënim të tij.

Zyrtari i lartë i PDK-së ka thënë për ‘Indeksonline’, se ekziston një vendim i Ministrisë se Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor qe ndërtimi i murit është i paligjshëm dhe për këtë ai ka inkurajuar institucionet përgjegjëse qe të veprojnë në këtë drejtim.

“Unë kam deklaruar edhe në mbledhje të Komisionit Parlamentar dhe kam deklaruar qartë se muri nuk duhet të ekzistojë. Ura është për t’i lidhe njerëzit dhe muret për t’i ndarë. Nëse, ne e kemi hapë urën çfarë kuptimi ka të ndërtohen mure”, ka thënë Reçica për ‘Indeksonline’.

Zëvendësshefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, shpreh çudinë se si në vendpunishte nuk ekziston projekti, i cili tregon se si do të duket projekti.

Uji Dea

“Unë kam pyet shumë qartë se a ka ndonjë vendpunishte qe nuk është i ekspozuar projekti qe tregon si duken punimet. Pse nuk ekziston ai projekt. Pse nuk është ekspozuar. Muri as nuk është në projekt dhe as nuk duhet të ekzistoj një mur i tillë”, ka shtuar Reçica.

Ai ka kërkuar nga qeveria qe sa me shpejtë të nxjerr vendimin për rrënimin e murit.

Ndërtimi i murit në veri është tema kryesore tash e disa ditë. Një zëri të gjithë po kërkojnë rrënimin e murit. Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka deklaruar se nuk do të rrënohet muri në veri, mirëpo, sipas tij, ai do të ridizajnohet, ku do të ndërtohen edhe shkallët./Indeksonline/ L.B

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.