Zyrtarët komunal të Kamenicës pajisen me ID kartela zyrtare
Kamenicë – Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me Drejtorinë e Shoqërisë dhe Informacionit ka përgatitur procedurat e duhura dhe pajisjen e shërbyesve civil me ID kartela zyrtare.
Solemnisht sot Drejtori i Administratës së Përgjithshme Valon Maliqi së bashku me shefin e Personelit Faton Biqkaj i`a kanë dorëzuar ID kartelat zyrtarëve komunal.
Drejtori i Administratës Valon Maliqi tha se pajisja me ID kartela për zyrtarët komunal të Kamenicës po bëhet për herë të parë që nga krijimi i institucioneve të Republikës Kosovës. “Ne do të vazhdojmë edhe më tutje me rritjen e shërbimeve të tjera dhe kontrollimin e Administratës Komunale” ka thënë Maliqi.
“Kjo po bëhet me qëllim të rritjes së transparencës, efikasitetit dhe llogaridhënies si standard i ri në punën dhe shërbimet tona ndaj qytetarëve” tha shefi Administratës Faton Biqkaj”./rajonipress/


