LDK e Dobërçanit: Jasmin Abdyli është personi më me dinjitet në LDK dhe Gjilan
Gjilan – Dega e PDK-së në Gjilan, në kuadër të fushatës zgjedhore të cilën ka disa javë që e ka filluar, qenka deklaruar edhe rreth njërit prej veprimtarëve më të vyer dhe më me autoritet të nëndegës sonë. Pa dashur të hyjmë në detaje rreth motiveve të njohura të kësaj deklarate, i përsërisim opinionit publik faktet e njohura. – Jo e vërtetë është se z. Jasmin Abdyli është punësuar në mënyrë arbitrare dhe në kurriz të të tjerëve në këtë ndërmarrje. Ai është punësuar me konkurs dhe duke shkëlqyer me rezultatet e tij. Gjithkush që e njeh apo ka punuar sado pak me të e di se çfarë punëtori është zoti Abdyli thuhet në reagimin e LDK-së së Dobërçanit.
– Jo e vërtetë është se z. Abdyli është suspenduar. Aq më e dhimbshme është kjo rrenë e madhe kur dihet se në kohën në të cilën aludon deklarata, Jasmin Abdyli ka luftuar me një sëmundje të rëndë, të cilën në fund e ka mundur.
–


