Angela Merkel shpallet personaliteti më me ndikim i vitit
Kancelarja gjermane, Angela Merkel është zgjedhur personi më me ndikim i vitit 2015 nga agjencia franceze e lajmeve AFP.
Kancelarja Merkel ka arritur që të lë pas presidentin rus, Vladimir Putin i cili është renditur i dyti sa i përket personazheve më me ndikim, si dhe Papa Françeskun, i cili zë vendin e tretë për nga ndikimi.
Vendi i katërt i takon liderit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi. Ndër personazhet me më ndikim të zgjedhur nga AFP-ja janë edhe kandidati republikan i nominuar për president të Amerikës, Donald Trump, kryeministri grek Alexis Tsipras, si dhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry dhe ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif, transmeton Indeksonline.
Merkel siç shkruan AFP-ja njihet për zemërgjerësinë e saj kur edhe hapi kufijtë e shtetit gjerman për rreth 1 milionë refugjatë vetëm gjatë vitit 2015. Kancelarja gjermane Angela Merkel, për refugjatët nga Siria dhe Afganistani njihet edhe si “Nëna Merkel.


