Fundamenti

Komunitetet e vlerësojnë Gjilanin një shembull të mirë të tolerancës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komiteti për Komunitete e ka përmbyllur aktivitetin e këtij viti, duke vlerësuar se Komuna e Gjilanit është një shembull i mirë në Kosovë sa i përket tolerancës ndëretnike, për çka merita ka edhe kjo trupë komunale, e cila i ka identifikuar me kohë kërkesat e qytetarëve dhe i ka adresuar ato për zgjidhje te institucionet komunale.

Por, Kemal Shahin, kryesues i Komitetit për Komunitete ka shprehur një dozë pakënaqësie me Zyrën për Komunitete dhe Kthim (ZKK), duke nënvizuar se shefi i saj nuk ka qenë sa duhet bashkëpunues.

Sipas Shahinit, ai ka refuzuar ta plotësojë raportin e punës 9-mujore me listën e përfituesve të programit për ndërtimin e shtëpive në fshatin Shillovë, që ishte kërkuar nga Komiteti, duke u arsyetuar se emrat janë sekret.

Për këtë arsye, raporti i punës ka ngelur i pa miratuar në Komitet, ka thënë Shahin, duke nënvizuar se bashkëpunimi i ZKK me Komitetin, është obligim ligjor.

Ibish Ibishi (AAK) tha se është i kënaqur deri diku me punën e Komitetit, megjithëse, sipas tij, ka mundur të bëhet më shumë. Ibishi ka kërkuar takime më të shpeshta me komunitetet dhe jo vetëm me serbët, por edhe me turqit dhe të tjerët.

FIDANISHTJA

Për takime me të shpeshta në terren, pajtohet edhe Bardhyl Kadriu (LDK). Ai ka thënë se ZKK duhet të obligohet që të informojë për aktivitetet e saj në çdo takim të Komitetit, sikurse që e bën këtë policia e Kosovës, për gjendjen e sigurisë.

Fadil Demiroviq, përfaqësues i komunitetit rom, ka thënë se shefi i ZKK i ka anashkaluar romët në projekte, duke nënvizuar se ky komunitet ka shumë probleme.

Tomisllav Naskoviq e Zvonimir Tasiq, përfaqësues të komunitetit serb, janë shprehur të kënaqur sa i përket bashkëpunimit me institucionet komunale, policinë e Kosovës dhe me fqinjtë e tyre shqiptarë, duke thënë se të gjithë së bashku duhet të punojmë në avancimin e tolerancës dhe bashkëjetesës së komunën e Gjilanit, që tashmë është një shembull i mirë për Kosovën.

Përndryshe, Gjilani vlerësohet si komunë e qetë edhe nga aspekti policor. Sadete Sadiku, përfaqësuese e policisë së Kosovës, ka thënë se gjendja e sigurisë vazhdon të jetë e mirë. Ajo ka folur edhe për planet e policisë për ditët e festave të fundvitit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.