ARKATANA

Opozita e quan vizitë turistike qëndrimin e Lutës në Kanada

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kanë shpërthyer reagime të shumta kundër Lutfi Hazirit rreth vizitës së tij në Kanada. Riad Rashiti nga PDK-ja thotë se shkuarja e tyre në Kanada, nuk kishte të bëjë asgjë më shumë se sa një vizitë turistike te të afërmit familjarë të zyrtarëve komunal (drejtorit komunal) që jetojnë në këtë qytet të Kanadasë, me buxhet të komunës së Gjilanit, si dhe për të bërë shoping nga mëditjet. Adonis Tahiri nga VV e ka quajtur Lutën rrenc patologjik, derisa Arbana Xharra ka shkruar se Luta është mashtrues ordiner, manipulues e gënjeshtar. E vet Lutfi Haziri e ka quajtur lajmin e “shtrembëruar” për vizitën e tij si të pavërtetë.

Mjaftoj zbulimi i billbordit të vizitës së Lutfi Hazirit në Kanada për të plasuar më pas komentet në rrjetet sociale dhe jo vetëm aty.

Riad Rashiti këshilltar nga PDK-ja thotë se cilado qoftë e vërteta, e rëndësishme është të dihet qëllimi i vizitës së kryetarit të Gjilanit në Kanada bashkë me zyrtarët komunalë, e që janë të punësuar me kontratë në vepër (pra janë praktikantë në komunë). “Shkuarja e tyre në Kanada, nuk kishte të bëjë asgjë më shumë se sa një vizitë turistike te të afërmit familjarë të zyrtarëve komunal (drejtorit komunal) që jetojnë në këtë qytet të Kanadasë, me buxhet të komunës së Gjilanit, si dhe për të bërë shoping nga meditjet e majme që i marrin këta zyrtarë kur udhëtojnë jashtë vendit, poashtu nga buxheti i komunës dhe nga taksat e qytetarëve të Gjilanit”.

Rashiti ka thënë se deri më tani ky kryetar komune, i ka realizuar dhjetëra vizita të tilla turistike dhe asnjë rezultat të vetëm nuk e kanë dhënë këto vizita të tij, për interes të qytetarëve të Gjilanit, përveç që për këto dy vite janë shpenzuar mbi 100 mijë euro nga buxheti komunal ka shkruar Rashiti.

FIDANISHTJA

Edhe Adonis Tahiri nga VV ka shkruar :” Luta, ky rrenc patologjik, publikoi një fotografi në Facebook, me të cilën tentoi t’i lajthit qytetarët e Gjilanit dhe të gjithë Kosovës se kinse “është mirëpritur” në Kanada me një billbord në qytet” ka shkruar Tahiri.

Arbana Xharra gazetare ka shkuare dhe më larg.:“Gjesti i Lutfi Hazirit me fotografi, pos gatishmërisë deri në këtë derexhe për me mashtru e manipulu opinionin, terapeutistet do ta definonin, si çrregullim emocional të një personaliteti me probleme serioze. Tash, pos një mashtruesi, kemi të bëjmë me një person në skenën politike, që është në gjendje të bëjë gjithçka për të arrit qëllimin e tij, (udhëheqjen e LDK-se). Pra L.H me këtë veprim rikonfirmon se është; mashtrues ordiner, manipulues, gënjeshtar…etj etj, ka shkruar Arbana Xharra.

Kurse vet Lutfi Haziri është përgjigjur “Është absolutisht një e pavërtetë. Mua më vjen keq për mënyrën se si një televizion qendror ka dashur me e e shtrembëru një vizitë, një mikpritje të qytetarëve të një qyteti në Kanada, dhe mikpritjen e një qyteti që ia kanë bërë një kryetari të komunës. Është për keqardhje thyerja e kodit gazetaresk në këtë rast. Kurrgjë tjetër s’kam çka të shtoj” është përgjigjur Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.