Rrustemi: Këto janë synimet letrare për vitin 2016
Gjilan – Të paraqitura në Përmbyllje të veprimtarive letrare për vitin 2015, më 26 dhjetor 2015, në ambientet e restorant MBRETI –it, në Lladovë, ku u plotësua Këshilli Drejtues i Ars Clubit “Beqir Musliu edhe me katër anëtarë të rinj ( Fatushe Haliti, Zija Idrizi, Gjylshen Berisha e Lirijon Kadriu) si dhe u propozua Kryesia e re prej 11 anëtarësh ( shih listën më poshtë ) anëtarët e rinj të Ars Clubit “Beqir Musliu” ( 10 sish – shih Listën ) si dhe anëtarët e Nderit të këtij asociacioni shkrimtarësh me seli në Gjilan ( shih poashtu Listën më poshtë, të cilët formalisht do të miratohen dhe nga Këshilli Drejtues ku do zgjidhet dhe Kryetari, Nënkryetari dhe sekretari i Ars Clubit “Beqir Musliu” për mandatin vijues katërvjeçar.
Për vitin 2016, mbesin të zhvillohen dhe përsosen më tutje veprimtaritë tona tashmë që janë krijuar identitet kulturor e letrar: ÇMIMI LETRAR “BEQIR MUSLIU”, TREKËNDËSHI POETIK I PAQES, VJESHTA LETRARE E GJILANIT
Ruajtja dhe krijimi i urave lidhëse letrare me klube shkrimtarësh e vendesh të ndryshme.
Afrimi, afirmimi, shpërfaqja dhe përurimi i vlerave të mirëfillta letrare.
Bashkëpunimi dhe bashkëpjesëmarrja në manifestime të mëhershme që tashmë kanë një traditë të gjatë si “Flaka e Janarit”, “Takimet e Dom Mikelit”, “Muza e Agimit” ,”Takimet letrare të Karadakut”, “Flakadani i Karadakut” , “Pranvera poetike durrësake” e, “Trirema poetike e Jonit” etj.
Revista letrare – kulturore AGMIA si dhe botimet letrare përmes Shtëpisë Botuese “Beqir Musliu”.
Viti 2016-t, shënon dhe 20 vjetorin e shkuarjes në amshim të emblemës sonë të Klubit e të modernitetit shqiptar, Beqir Musliut, të cilin do ta shënojmë me një serë veprimtarish letrare.
Këshilli drejtues i Ars Clubit “BEQIR MUSLIU”
Nazmi Musa
Fatushe Haliti
Ilmi Musliu
Sadete Tërnava – Osmani
Gjylshen Berisha
Zija Idrizi
Lirijon Kadriu
Kryesia e re e Ars Clubit “BEQIR MUSLIU”
Nexhat Rexha
Albina Idrizi
Rrahim Sadiku
Ramadan Mehmeti
Naxhije Gashani
Tahir Arifi
Sarë Gjergji
Arsim Halili
Linditë Ramushi Dushku
Muhamet Halili
Sabit Rrustemi
Anëtarët e rinj të Ars Clubit “Beqir Musliu”
Muhamet Halili
Edona Haliti
Baki Krasniqi
Xheladin Rexhepi
Drita Fejza
Skender Berisha
Selvete Abdullahu
Nuhi Sadiku
Naim Fetaj
Ahmet Osmani
Antarë Nderi të Ars Clubit “Beqir Musliu”
Anton Nikë Berisha
Ibrahim Kadriu
Prend Buzhala
Hasan Bunjaku


