UBT

Mustafa e Haziri takojnë kryetarët e komunave të Kosovës Lindore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pas vizitës në Komunën e Gjilanit, vënies së gurëthemelit të QKMF-së, vizitës në Universitetin “Kadri Zeka” e në kazermën e Batalionin e Parë të FSK-së, kryeministri i vendit, Isa Mustafa, së bashku me kryetarin Lutfi Haziri, kanë takuar kryetarët dhe udhëheqësit e komunave të Preshevës, Bujanocit, Medvegjës dhe Këshillin Nacional të shqiptarëve atje, përkatësisht Jonuz Musliu, Shaip Kamberi e Ardita Sinani.

“Kryeministri ka kërkuar edhe nga unë personalisht, që si kryetar i Komunës më të madhe në regjion, të kujdesem dhe angazhohem në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndërkomunal për Prshevën, Bujanocin dhe Medvegjën sepse është interes i përbashkët dhe jetik që qytetarët të jetojnë atje, e të mos lëvizin në drejtim të Kosovës. Të shkollohen, të kontribuojnë dhe të kthehen në vendin e tyre”, ka deklaruar pas takimit kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ndërsa, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur se takimet e tilla mungojnë ne nivel qendror, duke vlerësuar lartë takimet e mëhershme të regjionit të organizuara nga Komuna e Gjilanit, për të cilat tha se janë arritur rezultate të mira.

UBT

“Vërtetë mund të them se neve na mungojnë takime të tilla në nivel qendror. Ka pasur takime të përbashkëta në Komunën e Gjilanit dhe me këtë regjion dhe mund të them se janë arritur rezultate të mira sepse është krijuar një komunikim. Ne jemi të interesuar që edhe më tutje ta thellojmë bashkëpunimin. Është e drejtë e jona që të ndihmojmë për zhvillimin ekonomik, arsimor e kulturor sepse ne jetojmë në Europë dhe karta europiane dhe e qeverisjes lokale përmban në vetvete edhe këtë formë të bashkëpunimit”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, kanë falënderuar kryeministrin Mustafa dhe kryetarin Haziri për takimin, duke thënë se ky takim ishte shumë i frytshëm, inkurajues dhe motivues për shqiptarët e Luginës së Preshevës. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.