Terziu: Për dy vite nuk ka pasur projekte serioze në Gjilan
Gjilan – Shaban Terziu nga shoqëria civile thotë se për dy vite të qeverisjes komunale nuk janë parë projekte serioze që janë nisur, megjithatë sipas tij ka projekte periferike siç janë disa rrugë e rrugica, trotuare e ndriçime të përfunduara.
Terziu e sheh si shqetësuese ndërtimin pa leje dhe implikimin apo përfoljen e nënkryetarit të komunës dhe të ndonjë këshilltari të LDK-së në këtë proces, gjë që do t`i sjell shumë dëm krediblitetit të Lutfi Hazirit dhe vet qeverisjes komunale.
Shoqëria civile e sheh edhe bardh edhe zi punën e qeverisjes dy vjeçare të Lutfi Hazirit.
Shaban Terziu nga OJQ Lansdovne thotë se ka besuar shumë dhe ka pritur më shumë projekte nga Lutfi Haziri. “Premtimet e Hazirit kanë qenë shumë të mëdha kurse realizimi i tyre është ende larg. Por besoj se edhe për dy vite Haziri mund t`i përmbush këto premtime”.
Terziu tha se megjithatë shqetësuese mbeten ndërtimet pa leje në qytetin e Gjilanit e në veçanti shqetësues mbetet fakti se opozita e ka përfolur disa herë emrin e nënkryetarit të komunës si zyrtar i lartë i përfshirë në këtë proces. Mendoj se kjo i bënë dëm dhe e ul krediblitetin e qeverisjes Haziri” tha Terziu.
Terziu tha se për këto dy vite nuk është parë ndonjë projekt serioz megjithatë janë shtruar disa rrugë dhe është rregulluar ndriçimi publik.”Lumi “Mirusha” ende nuk është përfunduar dhe në këtë projekt po tregohet një papërgjegjësi institucionale. Ka një shqetësim serioz nga ana e qytetarëve rreth këtij projekti”.
Terziu tha se në anën tjetër ka një ngritje të transparencës së institucioneve komunale, derisa jep vërejtje tek qytetarët ku interesimi për të debatuar dhe për të qenë pjesë e zhvillimeve komunale ka rënë bukur shumë./rajonipress/


