Asfaltohen rrugët në Strazhë dhe Koretisht
Gjilan – Për shkak të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe cilësinë e jetës në periudhën e ardhshme komuna do të mundohet që të financoj këso projekte ku në të gjitha vendbanimet të siguroj kushte dhe të shpejtoj zhvillimin e mjediseve rurale në Komunën e Novobërdës kanë thënë zyrtarët komunal.
Asfaltimi i rrugës në fshatin Strazh dhe Koretisht në komunën e Novobërdës. Kryetari i Komunës, Svetisllav Ivanoviq me bashkëpunëtor vizitoi punimet në fshatin Strazh dhe Koretisht në komunën e Novobërdës.
Gjatë vizitës Kryetari bisedoi me banorët të cilët me shumë kënaqësi kanë pritur përfundimin e punimeve në ndërtimin e asfaltit.
Punët në asfaltimin e rrugës i ka financuar komuna e Novobërdës nga mjetet vetanake që njëherit i përkasin edhe nivelit më të lartë të prioritetit për komunën e Novobërdës.
Për shkak të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe cilësinë e jetës në periudhën e ardhshme komuna do të mundohet që të financoj këso projekte ku në të gjitha vendbanimet të siguroj kushte dhe të shpejtoj zhvillimin e mjediseve rurale në Komunën e Novobërdës./rajonipress/


