ARKATANA

Selmani: Duam akte të dukshme, jo retorikë

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sikurse shumica e drejtorive në raportet e tyre vjetore ashtu edhe drejtori i DSHMS z. Hajrullahu në konferencën vjetore për media u mundua që sikur edhe kolegët dhe eproret e tij, të bëjë retorikë dhe rutinën me plotë probleme në këtë drejtorat, të paraqesë vitin 2015 vetëm me të arritura dhe suksese ka thënë Fatbardha Selmani.

I pranojmë aktet e mira në punën e këtij drejtorati sikur që është strehimi i ndonjë skamnori me ndërtimin e ndonjë shtëpie të re, ndonjë renovimi ose edhe asistenca tjetër sado e vogël qoftë ajo por kur është e sinqertë dhe e përkushtuar. Nuk i pranojmë ekzagjerimet me qëllim të përfitimit të poenave politike e që në fakt janë manipulime me qytetare të komunës shprehet Fatbardha Selmani.

Sipas Selmanit vendimmarrja e politizuar dhe veprimet e papërgjegjshme të institucioneve të shëndetësisë, ndikuan në uljen e rezultateve dhe shërbimeve ndaj qytetarëve të komunës.

“Vetë fakti që për dy vite në këtë drejtorat janë ndërruar tre drejtorë flet për mungesë stabiliteti në menaxhimin e tij dhe për problemet e shumta brenda tij. Problemet më të theksuara gjatë këtij viti ishin mungesa e furnizimit të rregullt me barna në Qendrat e Mjekësive Familjare, mosfunksionimi i disa punkteve nëpër fshatra, punësimet pa konkurse dhe probleme ligjore të cilat edhe gjykata i ka vërtetuar, largimet e politizuara nga pozitat udhëheqëse të kuadrove që nuk janë të subjektit politik që sot po qeverisë komunën. Ka disa javë që konkursi për punësime sipas projektit në bashkëpunim me Caritas Kosova, është mbyllur, është bërë vlerësimi i kandidatëve nga komisioni, por që lista ndodhet te zyrja e kryetarit të komunës, për të vendosur ai se kush duhet të pranohet në punë” ka thënë Selmani.

Njësojë ka ndodhur edhe me konkursin e kaluar që është mbajtur para disa muajve, kur lista me emrat e te pranuarve nga komisioni ka qëndruar me javë në zyren e kryetarit të komunës, ku disa muaj pas shpalljes së emrave të cilët janë pranuar gjykata ktheu në punë kandidatin tjetër për shkak tê shkeljeve ligjore që janë bërë. Kjo tregon për mënyrën e rëndë të shkeljeve ligjore dhe procedurale.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe për vitin 2015 edhe për vitin 2016 nuk e realizoi projektin për furnizim me lëndë djegëse në kohë dimri apo projektin e dimërimit. Ky projekt i përkrahjes për familjet skamnore, dështoi sepse mungoi vullneti i qeverisjes komunale për të vazhduar me furnizim me dru dhe pako ushqimore.

ARKATANA

Në qeverisjen e kaluar, përmes “projektit të dimërimit” përfituan secilin vit edhe rreth 1000 familje të gjithë hapësirës së komunës dhe të të gjitha komuniteteve (ushqim, mjete sanitare dhe dru për ngrohje). Në këtë projekt secilin dimër janë shpenzuar 50 deri në 70 mijë euro. Ndërsa tani as edhe një cent i vetëm për këtë projekt.

Ne e vlerësojmë pozitive projektin e komunës për ndërtimin e shtëpive për familjet skamnore, nga fondi humanitar i cili ishte organizuar vitin e kaluar. Mirëpo është shqetësuese mos transparenca lidhur me mënyrën se si është menaxhuar ky fond humanitar. Asnjëherë komisioni nuk ka raportuar për kriteret e vendosura për përfitim të familjeve skamnore nga ky fond, nuk ka raportuar për financat, për përfituesit nga sa mjete financiare u janë ndarë, si është bërë vendimmarrja deri te pagesa nga ky fond.

Qytetarët e komunës nuk po shohin përkushtim institucional e profesional për këto dy vite të qeverisjes së LDK me komunën. Ende nuk është pa ndonjë akt madhor në sektorët e shëndetësisë dhe të përkujdesjes sociale ashtu qysh kjo kishte ndodhur për gjashtë vite me radhë nën qeverisjen e komunës nga PDK.

Ende nuk e kemi pa një akt sikur që ishte përkushtimi i komunës në vitet 2008 deri 2013 në ndërtimin e dy ndërtesave për banim social (me vlerë rreth një milion euro) në të cilat ne strehuam 53 familje. Përmes donatorëve strehuam edhe disa dhjetëra familje të tjera duke investuar disa qindra mijëra euro. E rëndësisë së veçantë është se ne themeluam nga kuvendi komision koncensual e gjithëpërfshirës i cili e bëri rangimin e kujdesshëm të familjeve në nevojë dhe ne këtë listë e respektuam me saktësi si në përfitimin e banimit social ashtu edhe në përfitimin e të mirave tjera si pakot ushqimore e dru për ngrohje gjatë dimrit.

Ende nuk e kemi pa qoftë edhe një investim të dukshëm në QKMF e në rrjetin e QMF të komunës siç ishte rasti me investimet e shumta që ne i bëmë në tërë rrjetin (në pajisje, mjete pune e në inventar dhe në renovime të hapësirave, kulmeve, ngrohjeve qendrore, …) por sidomos me investimin që e bëmë në QMF të Kishnapolës dhe të Bresalcit.

Ne blemë edhe barna e mjete nga lista esenciale kur këtë furnizim nuk e bënte si duhet MSH. Nëse te gjitha këto probleme i quani te arritura e suksese atëherë ju me të vërtet doni ti hidhni hi syve qytetarëve te komunës tonë. Ju lusim për më shumë transparence, më shumë përkushtim për punën dhe me pak retorik e fjalë të kota ka thënë Fatbardha Selmani, anëtare e KK Gjilan dhe e Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.