ARKATANA

Vërtetë ka shumë nevojë

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Nga Mimoza Shkodra – Po e nisë me një fjalë siç e thotë një grua e mençur, Gloria Steneim: “Problemi kryesor që kanë burrat e gratë sot, nuk është të mësojnë, por të ç’ mësojnë çfarë dinë gabim”. Dhjetori i çdo viti, si muaj i solidaritetit është edhe muaji i luftës kundër dhunës ndaj gruas dhe për çudinë më të madhe nuk shihet asnjë lajm apo shkrim në median tonë për hallet e përditshme të gruas, dhe dhunën që e përjeton ajo sot. Si i rritë fëmijët ajo, si i ndrysh duart para fëmijëve të saj, duke mos patur se çka të ju ofroj në tavolinë.

Apo vetëm duhet të vuaj, apo edhe më keq se kaq, të vritet, në mënyrë që ne të kuptojmë për veprimet kriminale që bëhen ndaj saj?!
E dhimbshme përfundimisht.

E tmerrshme e shumë rënqethëse rrjedha me histori vrasjesh ndaj gruas, si ajo e Donjeta Pajazitit, e Diana Kastratit apo e Zejnepe Bytyqit, ku nuk mjafton aspak vetëm të tregojmë ndjenjë dhembjeje, por të luftohet e luftohet deri në fund dhe të çrrënjoset kjo dukuri që I prek vajzat dhe gratë tona.

Historitë ndaj grave të trajtuar mizorisht, janë bë si në rrënojat e Romes së lashtë, që sa më shumë të gërmosh aq më shumë shtresa do të gjesh, por e dhimbshme që ne nuk e kemi mjaftueshëm as dëshirën, as kurajon për te gërmuar.

Kështu po jetojnë një pjesë e shoqërisë tonë, me gënjeshtra, krime, të pavërteta, e paragjykime, shtrese pas shtrese, traumë pas traume, ku secili sipas mundësisë e” lustron” me një shtresë të hollë betoni këtë të nëndheshme, dhe i ecim sipër rehat e lehtë, siç jemi mësuar të ecim ne në sipërfaqe.

ARKATANA

Ajo qe më çuditë pa fund është kjo histori e përsëritur dhe ripërsëritur e kësaj shoqërie me mijëra halle, dhe që nuk harron asnjë dite t’i konsideroj si objekte dhe jo si qenie njerëzore, prandaj sot vriten në rrugë, male, e besa edhe në shtëpitë e tyre, çka edhe ndahen nga fëmijët me dhunë, duke u masakruar me format me të ndyra.

Disa marrin guximin të rrëfehen , e shume të tjera nuk flasin dot, sepse nuk duan që të kujtohen për histori dhune! Jo se nuk e kanë kurajon, por sepse ju vjen turp që në vdekje a jetë të quhen të çmeritura, apo edhe më keq që pameritueshëm mbrojnë “nderin” e burrit të dhunshëm.

Nuk kam ndërmend t’ i lutem askujt për t’i trajtuar ngjarjet dhe lajmet me historitë e grave si njerëz, e jo objekte, sepse ky është muaji i luftës kundër dhunës ndaj grave dhe solidaritetit në përgjithësi, por le t’a gjykojë secili vetë, si burra e gra qe krijojnë dhe riprodhojnë njerëz, si baballarë të vajzave apo djemve dhe jo si qenie superiore. Ne dore e ka gjithkush vetë të mendojë, po deshi t’a ndryshojë.

E sotmja është një thirrje që nuk bërtet fort, por që dëgjohet mirë nëse duam ta dëgjojmë. Asnjëherë nuk mundemi të bëjmë aq sa duhet gjithmonë, por do të duhej të bënim më shumë. Duhet të bëjmë mire, jo vetëm për të tjerët, por sepse kjo na bën mirë edhe neve vetë.

Të thërrasim të mbrohet gruaja, të ndihmohet ajo.
Vërtetë ka aq shumë nevojë
Dr. sci. Mimoza Shkodra

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.