Eko Higjiena

Postet e shumëfishta mbahen të uzurpuara nga pushtetarët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zvarritet projektligji për konfliktin e interesit, Qeveria e ka kapur Kuvendin

Burjani: Qeveria po e mban peng Ligjin për të favorizuar klientelën

“Çdo zyrtar i lartë qeveritar merr minimum nga katërpesë paga, por ka prej tyre që marrin edhe nga dhjetë paga. Me gjithë ato vende pune që kanë, e që paguhen nga buxheti i Republikës së Kosovës, ku asnjërën nuk e kryejnë, por vetëm marrin paga, këta zyrtarë zhvatës ua zënë vendin mijëra të papunëve! Qëllimisht për herë të dytë është bërë tërheqja e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit nga Qeveria e Kosovës, që do ta quaja skandaloze dhe turp nga ana e Qeverisë”, u shpreh analisti Faik Krasniqi

Hidromorava

Qeveria e Kosovës, me ndërhyrjen e dytë të pashpjegueshme për opinionin, ka penguar Kuvendin edhe në sesionin vjeshtor për miratimin e Ligjit të ri për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, që ishte gati të përfundojë në sesionin pranveror të Kuvendit të Kosovës, por edhe asokohe u bllokua nga ana e Qeverisë.

Historia e plotësimit dhe ndryshimit të Ligjit në fuqi, me qëllim të ashpërsimit të kritereve dhe parandalimin e mbajtjes dhe ushtrimit të dy tre e katër apo 5 vende pune nga zyrtarët e lartë publikë, zanafillën e ka që nga mandati i kaluar i Qeverisë ‘Thaçi 2’. U ndërpre në procedurë, për shkak të zgjedhjeve të parakohshme, u riprocedua në Qeverinë ‘Thaçi- Mustafa’ dhe u përgatit për miratim në sesionin pranveror të këtij vit. Tërheqja e tij nga leximi i dytë ndodhi pikërisht në ditën kur deputetët prisnin votimin formal, në seancën e 6 majit. Faza e re e tregimit për plotësim dhe ndryshim të këtij ligji ka filluar në sesionin vjeshtor, por edhe tani Qeveria ka përdorur të njëjtin skenar./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.